Skolioza tek të vegjlit/ Mjekaj: Shkaktarë mungesa e aktivitetit fizik, çantat e rënda dhe celulari
Vitet e fundit edhe në Shkodër vërehet një numër më i lartë i të vegjëlve të diagnostikuar me skoliozë. Fizioterapisti Sebastian Mjekaj tregon se kur prindërit të shqetësohen duhet të paraqiten tek specialistët.
Mjekaj thotë se nuk mund të përcaktohet nëse ka rritje të numrit apo kujdes të shtuar të prindërve duke rritur kështu evidentimin e rasteve.Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi në celular për një kohë të gjatë, çantat e shkollës dhe faktorë të tjerë kanë bërë që përgjatë viteve të fundit të rriten rastet e skoliozës, tek fëmijët e moshës 10 -15 vjeç. Megjithatë specialistët e fushës e vënë theksin kryesisht tek aktivitetet fizike dhe sportet që duhet të ndiqen më shumë nga të vegjlit.