Përpos SKY ECC apo Encro Chat, janë dhe dy aplikacione të tjera për të cilat punonjësit e Policisë do të vetëdeklarojnë në formularin e vetëdeklarimit. Lajmi u njoftua nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili në një prononcim për media deklaroi se në muajin janar do të zhvillojë një vizitë në Europol për dy aplikacione të reja, për të cilat kjo e fundit po administron informacionet e duhura.
“Më lejoni t’iu sjell në kujtesë një debat në Shqipëri kur Kuvendi miratoi ligjin e dekirminalizimit, u shoqërua me një vendim të Kuvendit ku u miratua dhe formulari i vetëdeklarimit.
Edhe ky formular vetëdeklarimi që ka vendosur AMP me kërkesën time, është një mundësi që ccdo punonjës policie të vetëdeklaroj nëse ka pasur një llogari në këtë lloj shërbimi.
Të kesh akses dhe shërbim të tillë, e para ishte i kushteueshëm me një qira mujore shumë më e lartë se paga e punonjësit të policisë dhe ta përballoje një shpenzim të tillë me atë pagë është e pamundur.
Në këto dy dhe do informoni edhe për dy shërbime të tjera për të cilat do bashkërendojmë me Europolin në ditët dhe javët në vijim.
Në janar do jem në një vizitë në Europol për dy aplikacione të tjera për të cilat Europol po administron informacionin e duhur. Formularët do duhet të ripërsëriten dhe për dy aplikacione të reja”, tha Balla.
Ndotja e sipërfaqes së liqenit të Fierzës është masive sidomos pas reshjeve të shiut në…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar socialist Niko…
Pas suksesit përballë Parmës në kampionat në fundjavë, Atalanta përgatitet për ndeshjen e radhës në…
Është mbyllur sot java e 14-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Dy takimet e fundit u…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur në takim homologen e saj çeke, Marketa Pekarova…
Është mbajtur sot mbledhja e Federatës së Opozitës me aleatët, në fokus të së cilës…
This website uses cookies.