“Skyenchro” në Kushtetuese, Pëllumb Gjoka kërkon pavlefshmërinë e përgjimeve

Aplikacioni “SKY ECC” përfundoi këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim shfuqizimin e vlefshmërisë së përgjimeve të autoriteteve belge dhe franceze.

Kërkesa u bë nga mbrojtja e ish-biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili edhe më herët iu drejtua Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe për ti hequr masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar atij.

Siç bëhet e ditur, padia ka kaluar nga Dhoma e Këshillimit në seancë publike ndërsa pritet që të përcaktohet edhe data e seancës së posaçme.

Përballë kësaj padie të bërë nga Pëllumb Gjoka, SPAK kërkon që Kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.

Pretendimet për pavlefshmërinë e përgjimeve të zbardhura nga belgët dhe francezët janë kundërshtuar edhe nga persona të tjerë të arrestuar pikërisht pas zbardhjes së bisedave në aplikacioni Sky ECC, të cilët kundërshtojnë mënyrën sesi janë tërhequr aktet nga prokuroria e posaçme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.