Categories: LajmeEkonomi

Sllovakia me taksë bankare të jashtëzakonshme për të ruajtur standardin e jetesës

Qeveria sllovake ka planifikuar vendosjen e një takse të jashtëzakonshme bankare në mënyrë që të ulë barrën e interesit të individëve me kredi për strehim, që rritja e fortë e normave në treg të mos kërcënojë standardin e tyre të jetesës.

Kabineti i udhëhequr nga kryeministri socialdemokrat, Robert Fico, thotë se nisma synon të vendosë një raport të drejtë midis taksimit të pronës dhe kapitalit dhe taksimit të të ardhurave nga puna.

Taksa e jashtëzakonshme është pjesë e programit që qeveria ka miratuar për politikat financiare.

Qeveria propozon vendosjen e një takse bankare për të rishpërndarë fitimet e tepërta të institucioneve financiare brenda ekonomisë dhe për të siguruar që ato të financojnë pjesërisht funksionet themelore publike të shtetit,” thuhet në programin e qeverisë sllovake.

Në fushën e taksimit të të ardhurave personale, kabineti do të propozojë një progresivitet më të lartë, duke rregulluar fashat e bazës tatimore pa ndikuar negativisht në grupet me të ardhura të ulëta të popullsisë. 

Në fushën e taksës së pronës, qeveria propozon rritjen e taksimit të pronës, duke reflektuar standardin social të banorëve pa ndikim negativ në grupet me të ardhura të ulëta të popullsisë, ndërsa pronarët e disa pronave të destinuara për banim do të tatohen në një masë më të madhe në rastin e një pasurie të dytë apo të mëvonshme,” njoftoi kryeministri Fico në programin e tij.

Në deklaratën programore, kabineti ka përfshirë edhe synimin për mbledhjen e unifikuar të taksave, detyrimeve dhe tatimeve në bazë të raporteve financiare. Një nga supozimet bazë është futja e pagesës vjetore të kontributeve sociale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të…

4 hours ago

PS, PD dhe partitë e tjera, listat zyrtare për 11 majin

Mesnatën e së enjtes skadoi afati i dorëzimit të listave me kandidatët që do garojnë…

4 hours ago

Parlamentaret 2025, PS publikon 186 emrat e kandidatëve për 12 qarqet

Partia Socialiste ka publikuar e para emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të…

4 hours ago

Ndërron jetë  turisti malazez  në Lëpushë të Malësisë së Madhe  – Nuk ndihej mirë, turistët   kërkuan ndihmë

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një…

15 hours ago

PD miraton sot kandidaturat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…

17 hours ago

Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë favoritë për të fituar

Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…

17 hours ago

This website uses cookies.