Categories: LajmeRajoni

Sllovenia do të dërgojë 100 trupa shtesë në Kosovë

Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec, konfirmoi, se vendi i tij do të dërgojë 100 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it pas tensionimit të situatës në veri të vendit.

Para takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-sMinistri Sarec u shpreh se, “Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Slloveninë prandaj edhe është marr vendimi për shtimin e trupave sllovene në Republikën e Kosovës”.

Aktualisht KFOR numëron 4700 trupa nga 27 vende anëtare të NATO-s, me 200 prej tyre që kanë mbërritur ditëve të fundit nga Britania e Madhe. Gjermania dhe Rumania janë shtetet e tjera që kanë paralajmëruar se do të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë.

 “E dimë që në mandatin e kaluar, qeveria zvogëloi praninë në Kosovë, ne tani e kemi rritur përsëri, dhe po e rrisin atë dhe vendimin e qeverisë për ta rritur deri në 100 ushtarë. Ushtarët sllovenë janë atje mbi të gjitha si forca paqeruajtëse dhe sigurisht që Ballkani Perëndimor është prioriteti i Sllovenisë dhe për këtë arsye ne po rrisim edhe praninë atje”, deklaroi Sarec.

Në 24 shtator, persona me veshje ushtarake sulmuan policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ngjarja është cilësuar si agresion dhe terrorist nga autoritetet në Kosovë mbrapa së cilës është Serbia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

3 hours ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

17 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

17 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

17 hours ago

This website uses cookies.