Sllovenia e Danimarka, barazimi i parë në “Euro 2024”

Slloveni-Danimarkë 1-1 është barazimi i parë i Euro 2024. Në Shtutgart, skuadrat e Kek dhe Hjulmand ndanë aksionet në grupin C(janë bashkë me Anglinë dhe Serbinë), duke mos shfrytëzuar plotësisht mundësitë e tyre respektive për shënim.
Kryesimi skandinav u nënshkrua nga Eriksen, 1100 ditë pas problemit të zemrës në debutimin e tij në Euro 2020, pas një asistimi nga Wind. Në pjesën e dytë, Oblak i mbylli derën Hojlund dhe Sllovenia në minutën e 77-të, pas një shtylle të bujshme të Sesko, arriti të gjejë golin e barazimit me një goditje të Janzës të devijuar nga Hjulmand, 1-1.