Smogu në Pakistan fotografohet nga hapësira

Në fillim, ju nuk mund ta shihni smogun, por mund ta nuhasni atë. Ka erë sikur diçka po digjet dhe intensifikohet me uljen e temperaturës. Pastaj tymi dhe mjegulla fillojnë të mbështjellin qytetin dhe tashmë njerëzit jo vetëm e shohin, por ecin nëpër tymin që nuk i lë të shohin më shumës e disa metra më tutje.

Lahor, qyteti më i madh i provincës pakistaneze të Punjabit, po përballet me një smog vdekjeprurës për 13 milionë banorët e saj. Indeksi i cilësisë së ajrit ka kaluar shifrën 1000 AQI këtë muaj, ku çdo shifër mbi 300 AQI konsiderohet e rrezikshme.

Pakistani po përballet me një cilësi tepër të ndotur të ajrit, edhe pse autoritetet po mundohen të marrin masa ndaj kësaj krize. Smogu është aq i lartë sa është fotografuar edhe nga hapësira. Imazhet satelitore nga agjencia amerikane e hapësirës NASA tregojnë shtresën e trashë të smogut dhe përqendrimet e shumta të zjarrit në rajonin midis kryeqytetit Indian, Delhi, dhe Lahore të Pakistanit.

Shkollat dhe disa biznese ​​janë mbyllur, njerëzve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi si dhe është kufizuar qarkullimi i automjeteve.  

Një shkak kryesor i smogut janë zjarret që shkaktohen nga djegia e kashtës pas korrjes nga fermerët në Pakistan dhe Indi. Megjithatë sipas autoriteteve pakistaneze për mbrojtjen e mjedisit, rreth 30% e smogut të Lahores vjen nga përtej kufirit në Indi.  

Por pjesa më e madhe e ndotjes së ajrit në Lahore vjen nga pesë milionë motoçikletat e saj dhe miliona gazra të automjeteve të tjera, industritë në periferi të qytetit, si furrat e tullave me qymyr, duke shtuar edhe më shumë ndotje në ajër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.