Soboslai akuzon stafin mjekësor: U vonuan, Varga s’merrte dot frymë!

Dominik Soboslai ka qenë mbrëmë protagonist në ndeshjen mes Hungarisë dhe Skocisë. Mesfushori i Liverpul ishte njëri nga më të mirët për ekipin e Rosit, i cili mori tri pikët e para në këtë trune falë golit në minutën e 100’.

Gjithashtu Dominik Soboslai tërhoqi vëmendjen e publikut edhe në episodin kur shoku i tij i skuadrës, Varga, u përplas dhunshëm me portierin e Skocisë, Glyn. Dyluftimi ishte i rëndë pasi Varga ka humbur tashmë Europianin, nëse Hungaria do të kualfikohet, pasi ka pësuar fraktura të shumta në fytyrë.   

“Nuk e di si është protokolli, por mendoj se kur dikush humb ndjenjat në fushë atëherë stafi mjekësor duhet që të futet në fushë pa pritur miratimin e askujt. Unë isha shumë pranë Vargës kur pësoi atë dëmtim dhe e ndihmova, por vura re se nuk merrte dot frymë. Ishin momente dramatike”, rrëfeu Dominik Soboslai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.