Socca World Cup 2024, Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Perusë
Kombëtarja shqiptare e minifutbollit luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e dytë në Grupin F të Socca World Cup 2024 ndaj Perusë. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 2-0.
Trajneri Irtan Sejko e nisi ndeshjen ndaj Perusë me këtë formacion titullar: Kejd Myrta (GK), Joanc Duqi, Endrit Kaca, Guido Tepshi, Erald Leci dhe Armand Gapi.
Pavarësisht se Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë, nuk arriti të gjente në asnjë moment rrugën e rrjetës. Kombëtarja e Perusë shënoi nga një gol në çdo pjesë dhe mori tre pikët.
Pas përfundimit të ndeshjes së dytë, Shqipëria renditet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Perunë dhe Meksikën.
Në ndeshjen e tretë, Shqipëria do të përballet me Letoninë në orën 13:00, më 3 dhjetor. Takimi i fundit i Grupit F është programuar të luhet më 5 dhjetor, në orën 12:00, ku kuqezinjtë do të përballen me Meksikën.
Nëse Shqipëria renditet në dy vendet e para të grupit, do të kualifikohet më tej në raundin e 1/16-ave.