Categories: BotaLajme

Socialistët e Spanjës fituan në Katalonjë – Separatistët humbën shumicën pas 10 vitesh në pushtet

Socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sánçez fituan zgjedhjet rajonale të së dielës në Katalonjë pasi partitë pro-pavarësisë humbën terren. Partia Socialiste Katalanase mori një fitore të qartë. Nga 99% e votave të numëruara, ajo siguroi 42 mandate nga 135 vende në Parlamentin rajonal ose 9 më shumë sesa në zgjedhjet paraprake të mbajtura në vitin 2021.

Ndërkohë Istituti i Statistikave të qeverisë rajonale thotë se mbështetja për pavarësinë e Katalonjës ka rënë në 42%, nga 49 që ishte në vitin 2017. Duke e cilësuar rezultatin historik, kryeministri spanjoll tha se këto zgjedhje do të shënojnë nisjen e një epoke të re në Katalonjë.  Në fushatën përpara tyre, çështja e marrëdhënieve të Katalonjës me pjesën tjetër të Spanjës kaloi në plan të dytë për shkak të sfidave të tjera si thatësira në rajon dhe kriza e strehimit.

Partia e linjës së ashpër “Së bashku për Katalonjën” e ish-presidentit rajonal Karl Pixhemont u rendit e dyta me 35 vende në parlament, por duke u rikthyer si forca kryesore pro-pavarësisë në rajon përpara Të Majtës Republikane Katalanase. Megjithatë partitë nacionaliste humbën mbështetjen e votuesve, që do të thotë se nuk kontrollojnë më parlamentin rajonal, duke i dhënë një goditje lëvizjes për pavarësi të Katalonjës.

Ndërkohë partitë që mbështesin  pavarësinë vazhdojnë të kërkojnë referendum për ndarjen nga Spanja. Qeveria e pakicës e Pere Aragonès thirri zgjedhjet e parakohshme të së dielës pasi dështoi të merrte mbështetjen e nevojshme për të miratuar buxhetin vjetor të rajonit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

10 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

10 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

10 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

11 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

11 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

11 hours ago

This website uses cookies.