Socialistët me planveprim të ri, zbulohen 7 shtyllat për rinovimin e strukturave të brendshme
Partia Socialiste po bëhet për një plan për rienergjizimin e strukturave, në mënyrë që të mbetet një alternativë fituese.
Socialistët u mblodhën të hënën në Pogradec për të parashtruar vizionin në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Pogradec.
Duke ndalur në aspektet ekonomike të planit, kryeministri Edi Rama tha se gjithçka që është arritur deri tani është fryt i punës së përbashkët.
“Koha kur shkoje në Evropë dhe mund të kurseje mjaftueshëm për të imagjinuar të bëje plot gjëra ka mbaruar. Krahasimet rrogë me rrogë nuk vlejnë më. Sot kemi në dorë raportin e FMN-së, që thotë shprehimisht se Shqipëria ka një nga ekonomitë më rezistente të rajonit. Inflacioni ka qenë më i ulëti ndër mesataren e rajonit.
Jemi në një bazë të re të qëndrueshme për të synuar më shumë. Është shumë e rëndësishme që me buxhetin e vitit të ardhshëm kemi një zbritje të borxhit që s’e kemi pasur asnjëherë. Shkojmë te 60-përqindëshi. Ju e dini se na u desh ta rrisnim borxhin për t’u përballur me tërmete e histori. Si mund të zbresësh me kaq shumë për qind nëse ekonomia nuk është rezistente,” u shpreh z. Rama.