“Sofra Pukjane” – Aktiviteti synon ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Pukës
Në qytetin e Pukës u zhvillua “Sofra Pukjane”, edicioni i 16-të, duke patur si moto, qëllimin e saj, forcimin e unitetit, harmonisë dhe ruajtjen e promovimin e vlerave dhe virtyteve më të mira të Pukës.
Me rastin e kësaj dite në pallatin e kulturës “Ndue Shyti” në Pukë, u organizua një koncert festiv me artistët e trevës së Pukës, Fushë-Arrëzit e më gjërë.
Takimin e kanë përshëndetur organizatorët bashkë me kreun e bashkisë.
“Sofra Pukjane”, është një organizim i intelektualëve dhe biznesmenëve të njohur pukjanë, që synojnë të promovojnë vlerat e traditave të pasura historike dhe kulturore dhe që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të vendlindjes së tyre.