Soko: Rama u kërkon votën atyre që kanë ikur prej tij. Çfarë bën ai për familjet e tyre këtu?
Ndërsa ka komentuar takimet e kryeministrit Edi Rama me diasporën, Pano Soko i nismës “Thurje” tha në emisionin “3D” se sipas tij, është vetë Rama dhe mënyra e tij e qeverisjes që i ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi i tyre.
Sipas tij, Rama po i trajton shqiptarët e diasporës si një fasadë.
“Kush është morali që shkon i takon. Rama është kryetari i asaj force politike që i ka detyruar ata të largohen. Nësë do të ishte mirë do të kishin ndenjur në Shqipëri. Me çfarë morali shkon atje dhe i takon. I duket diaspora, këto njerëzit që kanë ikur prej tij, nga qeverisja e tij, si kukulla elektorale që mund të shkosh dhe me një qokë t’i mund t’ja blesh mendjen, kaq lehtë. Gjithkush që ka ikur nga Shqipëria, përveçse atyre që ikin për shkak të papunësisë, pasi këta të fundit më shumë ikin për trajtime të pabarabarta para ligjit ose me padrejtësitë që u kanë bërë. Llokmën më të madhe të diasporën e kanë njerëzit që kanë ikur së fundmi. Por pse i trajton si fasadë. Çfarë të mire do i sjelli ai atje. Ka vetëm një përgjegjësi, të mbajë mirë ata që janë këtu. Nënën pencioniste, babain që kërkon ilaçe apo vëllain që kërkon të punojë ndershmërisht, tha Soko.