Sokol Mjacaj qëlloi me pistoletë Arben Lleshin dhe Indrit Shaqjan! Kush janë tre të dënuarit që u konfliktuan
Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi janë të dënuarit përjetë që u përfshinë sot në sherrin e të burgosurve në burgun e Peqinit.
Bëhet me dije se Sokol Mjacaj ka marrë armën e shërbimit të një efektivi policie dhe ka qëlluar ndaj të dënuarve të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake nga konflikti i armatosur kanë mbetur të plagosur Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja, ndërsa Arben Lleshi ka mbetur i vrarë.
Sokol Mjacaj
Sokol Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Pas kryerjes së krimit Mjacaj u largua nga vendngjarja dhe u ul në një kafene të fshatit për të porositur kafe. I tha kamerierit të lokalit se kishte një aparat fotografik për të shitur për 5000 lekë. Kamerieri ka këmbëngulur se nuk e blen me atë çmim pasi aparati ishte i thyer dhe i shitur. Ai ka dhënë vetëm 500 lekë Mjacajt, më pas ky i fundit u largua në drejtim të paditur.
Sokol Mjacaj u arrestua dy ditë më pas m2 5 korrik 2015. Më 5 korrik 2022 Gjykata e Lartë laë në fuqi dënimin, burg përjetë për Sokol Mjacajn. Ky dënim ishte dhënë nga Gjykata e Apelit të Shkodër në 2018.
Indrit Shaqja
Indrit Shaqja mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në burgun e Peqinit. Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të dy kunatave në qytetin e Durrësit me qëllim grabitjen e tyre.
Indrit Shaqja i ekstraduar nga Spanja. Vdekja e tyre kishte ardhur si pasojë e veprimeve të kryera me qëllim vjedhjen e florinjve, parave dhe sendeve të tjera me vlerë të ndodhura në banesën e viktimave.
Arben Lleshi
Arben Lleshi i dënuari me burgim të përjetshëm që mbeti i vrarë ditën e sotme nga përleshja e armatosur me të dënuarin tjetër Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit rezulton i dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg për vrasjen e një bashkatdhetari, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Angli.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 prill të vitit 2012 kur Lleshi atëherë 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton.
Ndërkohë, Afrim Lleshi 39 vjeç i cili atëherë u akuzua si bashkëpunëtor në këtë krim makabër, është shpallur nga Gjykata i pafajshëm në lidhje me këto akuza. Lleshi u ekstradua drejt Shqipërisë në vitin 2016, ku u transferua për të vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.