Solskjaer, pranë stolit të Besiktas

Solskjaer
Ole Gunnar Solskjaer shumë shpejt mund të rikthehet të drejtojë një skuadër futbolli. Ish-tekniku i Manchester United pëlqehet nga drejtuesit e klubit turk të Besiktas, që ka mbetur pa trajner pasi pak javë më parë shkarkoi Senol Gunes.
Tekniku norvegjez është kontaktuar nga drejtuesit e klubit turk dhe sipas mediave angleze ka vendosur që të pranojë propozimin e tyre.
Aktualisht Besiktas drejtohet nga ish-sulmuesi Burak Yilmaz, që mban rolin e trajnerit të përkohshëm. Klubi nga Stambolli renditet në vendin e pestë në Superligën turke.