Sonda Parker bën histori, pritet të realizojë fluturimin e parë më të afërt me Diellin

Sonda Parker bën histori

“Asnjë objekt i krijuar nga njeriu nuk ka kaluar ndonjëherë kaq afër Diellit, ndaj Parker do të na japë të dhëna nga territori i saj i pa eksploruar.” Kështu u shpreh  menaxheri i operacioneve të misionit të kësaj sonde diellore, që pritet të bëjë histori me fluturimin e parë kaq pranë yllit tonë. “Parker do të depërtoje në atmosferën e sipërme të Diellit, që njihet si korona dhe do të mund të mbledhë të dhëna të vlefshme për aktivitetin e yllin tonë”, thanë shkencëtarët e NASA-s.

Shkencëtarët po përdorin sondën për të studiuar ngrohjen e koronës diellore dhe për të eksploruar atë që e përshpejton erën diellore me shpresën se ata do të mund të parashikojnë më mirë situatat e rrezikshme të motit hapësinor, i cili ndikon tek komunikimet në Tokë dhe gjithashtu shkakton aurorat.

NASA thotë se gjatë misionit sonda diellore mund të udhëtojë në temperatura deri në 1300 gradë Celsius. Sipas saj, Parker është planifikuar të transmetojë të dhëna të premten, pasi të konfirmojë gjendjen e vet. Sonda diellore u bë në vitin 2018 anija e parë kozmike që hyri në koronën e Diellit, e cila shihet si një aureolë drite që rrethon yllin gjatë një eklipsi të plotë diellor.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.