Sonte fillon “Pa censurë” në RTSH 1, i ftuar ish-ministri Ditmir Bushati

bushati emision

bushati emision

Me një përvojë të gjatë në gazetari, një nga gjërat që Elona Meço ka mësuar të bëjë shumë mirë janë pyetjet e duhura në çdo rrethanë dhe për çdo politikan.

Në ekranin e RTSH 1, këtë përvojë Elona do të na e përcjellë përmes intervistave në sezonin e dytë të emisionit të saj “Pa censurë”.

Emisioni nis sot në mbrëmje dhe i ftuari i parë është ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, një përfaqësues i Partisë Socialiste, por që i sheh gjërat ndryshe nga kryeministri i vendit.

Elona Meço e fton publikun të mos heqë dorë nga ndjekja e politikës, përderisa janë politikanët ata që vendosin për cilësinë e jetës së tyre.

Intervistat në emisionin ‘Pa censurë’ besoj se janë një dritare e hapur për të parë më mirë gjërat që na interesojnë. Ngjarjet politike mund të duken të lodhshme për shkak të zhgënjimit, por politika merr vendimet për ne. Ne duhet të kuptojmë nëse po merren vendime të mira apo jo, nëse po mbrohet interesi publik apo jo. Prandaj, intervistat në emisionin ‘Pa Censurë’ tentojnë të shkojnë drejt së vërtetës, t’i shpjegojnë publikut çfarë po ndodh, pse dhe si ngjarje të caktuara ndikojnë në jetën e tyre,” shprehet gazetarja Meço.

Emisioni “Pa censurë” do të transmetohet çdo të premte në orën 20:35 në ekranin e RTSH 1, kur të gjithë janë qetësuar nga vrulli i javës dhe kanë një mundësi për të kuptuar e për të reflektuar mbi ngjarjet e politikës dhe aktualitetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.