Sonte gjysmëfinalja e Eurovizionit, mijëra protestues pro-palestinezë tubim kundër Izraelit
Mijëra protestues pro-palestinez janë mbledhur në Malmo të Suedisë disa orë para se të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision Song Contest” në këtë qytet.
Konkurrentja izraelite, Eden Golan, do të performojë këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e kësaj mbrëmje. Ndërsa dhjetëra mijëra njerëz pritet t’i bashkohen protestës anti-izraelite, raporton Reuters, dhe një demonstratë më e vogël pro-izraelite është planifikuar të zhvillohet më vonë pasdite.
Autoritetet suedeze kanë rritur sigurinë dhe po përgatiten duke marrë masat në finalen e madhe në fundjavë.
Ndërkaq, oficerët e policisë janë parë duke patrulluar rrugët e Malmos.
“Ndonjëherë ka më shumë policë se sa njerëz, por në përgjithësi ne po kalojmë shumë mirë”, tha mbështetësja e Mbretërisë së Bashkuar Francesca Gaffey përpara gjysmëfinales së parë të martën.
Barrikada metalike dhe blloqe të mëdha betoni janë vendosur rreth “Malmo Arena”, e cila është mikpritëse e konkursit, me policinë që ruan vendin dhe kontrollon çantat e vizitorëve.
Vizitorët duhet të kalojnë përmes detektorëve metalikë përpara se të hyjnë në arenë dhe lejohen të sjellin vetëm çantat e vogla me vete.