Categories: KulturëLajme

Sonte koncerti-homazh për Liljana Cingun, “mbretëreshën e valles shqiptare”

Ansambli Popullor mban sot një koncert-homazh për valltaren e njohur Liljana Cingu, “mbretëresha e valles shqiptare” që u shuajt në muajin shkurt pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Ajo ka qenë ikonë ndër vite me vallen e Rexhës, vallen cigane ose ‘nën hijen e mollës’, siç e quajmë. Këto valle i kemi sjellë sot në Teatrin e Operës dhe Baletit në orën 20:00,” tregoi valltari Endri Sejati në studion e RTSH 24.

Sejati ka qenë vetë një ndër nxënësit e shumtë të Cingut.

Ishte shumë e shkëlqyer. Kam pasur fatin që e njoha personalisht. Kudo që shkonim na këshillonte, na jepte kurajë… Që 12 vjeç jam trajnuar edhe me Prof. Rexhep Çelikun. Tani jam 26 vjeç. Që i vogël më futën në zemër vallen popullore,” tha Sejati.

Koncert-homazhi i sotëm përfshin një repertor të spikatur veprash të luajtura nga valltarja Cingu.

Kemi mbi një muaj që përgatitemi posaçërisht për këtë koncert. Të rinjtë janë gati me valle solistike. Kjo u shton peshën sidomos vajzave, të cilat duhet të arrijnë atë ‘perfeksionin’ e saj,” tregoi valltari i ri.

“Nderi i Kombit” Liljana Cingu u shquajt si një individualitet që i dha hov Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore edhe përtej kufijve. Karriera e saj numëron dhjetëra çmime, urdhra e medalje të ndryshme si, “Çmimi i Republikës”, Urdhri “Naim Frashëri”, “Disku i Artë”, “Artiste e Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Nderi i Kombit”, medalje në shtete të ndryshme etj., vlerësime këto të bëra nga personalitete të artit e kulturës shqiptare dhe botërore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bylykbashi: Po mohoni votën e mijëra shqiptarëve me dokumente të huaja. Gjiknuri: Kërkoni alibi për humbjen

Në një debat të tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë diskutuar projektligjin për shtyrjen…

27 seconds ago

Berisha: Të shtyhet me 10 ditë afati për votimin e diasporës

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se projektligjet e propozuara nga mazhoranca për shtyrjen e afatit…

2 minutes ago

“Do përfitojmë nga BE”, Rama: Hakmerremi për poshtërimet që na kanë bërë si komb

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë mbledhjes me asamblenë socialiste në njësitë nr. 3 dhe…

4 minutes ago

Empoli i Ismajlit befason Juven, shkon në gjysmëfinale të Kupës

Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…

6 hours ago

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

6 hours ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

6 hours ago

This website uses cookies.