Sonte koncerti i radhës nga orkestra e RTSH
Sonte në mbrëmje Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të sjellë për publikun artdashës koncertin e radhës. Me një program të larmishëm të tre kompozitorëve botërorë si Giulio Briccialdi, Franz liszt dhe Çajkovski mbrëmja premton të dhurojë emocione.
Flautistja Jonela Golemi e cila premton një mbrëmje për të mos u humbur, do të interpretojë tigujt e virtuozit Italian Giulio Briccialdi.
“Do të performoj Karnavalet e Venecias, një pjesë që nuk është shumë e gjatë, por është shumë e bukur”, tha ajo.
Mbrëmja do të vijojë me koncertin për piano nga virtuosi hungarez Franz Liszt interpretuar nga Eni Barbullushi i cili luan për herë të parë me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar. Ndërsa koncerti do të mbyllet me tingujt romantik të kompozitorit rus Pyotr Tchaikovsky (Çajkovski).
Koncerti i cili do të vijë nën dirigjimin e dirigjentit Gridi Kraja do të mbahet në sallën e Universitetit të Arteve.