Sonte në 20:30 “Junior Fest”, skenaristja Tea Zani zbulon surprizat e finales

tea

tea

Sot në orën 20:30 starton eventi më i rëndësishëm i këngës për fëmijë, “Junior Fest 2023“.

Risitë e këtij viti i prezantoi të premten Tea Zani, skenariste e aktivitetit dhe moderatore e programit “Junior Fest” në Radio Tirana 2, radio ku fokusi vendoset te talentet e reja.

Sivjet në “Junior Fest” marrin pjesë 16 konkurrentë nga moshat 8–14 vjeç.

Unë pata privilegjin t’i takoja të gjithë konkurrentët para provave. Junior Fest është një surprizë e bukur për gjithë talentet e reja që aspirojnë festivalin e madh, skenën, muzikën, artin. Mendoj se Junior Fest do të jetë një trampolinë e madhe për të kaluar edhe në skena edhe më gjigante,” tha skenaristja e re.

Ky është edicioni i 9-të i Junior Fest, por vjen me një ndryshim.

Nuk do të ketë një, por disa moderatorë, të cilët do të jenë vetë artistë të rinj këngëtarë në mbështetje të konkurrentëve,” tha moderatorja Zani.

Pjesëmarrja në Junior Fest do të jetë pa pagesë dhe në prova u vërejt interes i madh nga kalimtarët dhe turistët kuriozë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, ky edicion nuk do të ketë vetëm një çmim të madh.

Do të jenë tre çmime: Çmimi i Qendrës Tumo, Çmimi Radio Tirana 2 dhe Çmimi i Madh. Çmimi i madh do i çojë këngëtarët në Junior Eurovision të këtij viti që mbahet në Nisë të Francës, më 26 nëntor,” shtoi skenaristja e re.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.