Lajme

Sonte në RTSH 1 nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK

Sonte mbahet nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK, duke filluar nga ora 21:00. Para nisjes së Festivalit do të ketë edhe një lidhje të drejtpërdrejtë nga salla me moderatoren e Radiotelevizionit Shqiptar, Krisa Çaushi. Eventi do të transmetohet në kanalin RTSH 1.

Nata e parë u karakterizua me një paraqitje të garuesve, të cilët sollën emocione tek publiku.

Në natën e parë të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës kanë performuar 16 artistë, duke nisur me Dea Stricën me këngën “N’Shqipni”, për të vazhduar me Greta Azizi me “Veres”, Agim Poshka me “Ndarja erdhi”, Jehona Lumi me “Shko”, Inorga me “Seks mashina nga Prishtina”, Rei Bezhani me “Zonjë tradhti”, Ardita Begu me “Fundosu në dritë”, Besmir Shishko me “Unë Ajo”, Blendi Kaso me “Një të vetme ka në jetë”, Endrit Krasniqi me “Flasë me gjethen”, Ardit Stafaj “Faji”, Santino De Bartola me “Unë jam Arbëresh”, Arnite Kastrati me “Blla blla”, Vlona Boshnjaku me “Lotët”, Luna Qausholli me “Dielli të më shoh” dhe Bruna Sata me këngën “Ti je i pashpirtë”.

Secila prej këngëve pati veçoritë e saj dhe tek publiku solli emocion, derisa juria profesionale edhe gjatë dy netëve tjera do të ketë mundësi t’i dëgjojë performancat e këngëtarëve pjesëmarrës për të dhënë vlerësimin sa më real në fund të festivalit.

Në skenë u ngjit edhe fituesi i edicionit të kaluar La Fazani me këngën “Oj Kosovë”, derisa një interpretim të shkëlqyeshëm e pati prezantuesja e festivalit, aktorja Drita Kabashi, e cila këndoi këngën “Mallëngjimi” të kënduar dikur nga Muharrem Qena. 

Fituesi i edicionit të parë, Arbër Salihu (La Fazani) para fillimit të edicionit të dytë u shpreh se është ndjenjë e mirë të kthehet në këtë event, por tani si spektator.

Është sukses i jashtëzakonshëm që kemi arritur ta bëjmë këtë festival dhe po më bëhet zemra mal që po ka vazhdimësi. Shpresoj që do të shkojë duke u bërë mirë e më mirë  çdo vit. Definitivisht është ndjenjë fantastike të jesh pjesë e këtij festivali. Për mua ka qenë një gjë shumë e bukur që më ka ndodhur në karrierën time. Vitin e kaluar krejt java e festivalit është që s’do ta harroj. Përmes këtij festivali kam njoftuar shumë njerëz që më kanë shërbyer gjatë tërë vitit për bashkëpunime të ndryshme. Skena është shumë e mirë dhe të performosh në një këso skene madhështore gjithsesi që ka qenë kënaqësi e madhe”, ka theksuar Salihu.

Ndërkaq, kryetarja e Bordit të RTK-së, Albulena Mehmeti, gjatë parakalimit në tapetin e kuq ndau disa momente për teleshikuesit e RTK-së. Ajo tha se ndjen kënaqësi që është pjesë e këtij festivali.

Jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e Bordit të RTK-së në kohën kur është konkretizuar ideja për themelimin e Festivalit të Këngës. Bordi ka luajtur një rol thelbësor dhe vendimmarrës për organizimin dhe themelimin e këtij festivali, duke aprovuar rregulloren e tij dhe pastaj me sukses duke negociuar për memorandumin me MKRS-në”, ka theksuar ajo.

Festivali i Këngës u transmetua drejtpërdrejt në RTK 1, RTK 2, Radio Kosova dhe në platformat digjitale të transmetuesit publik, duke ofruar mundësi të gjerë për ndjekjen e këtij eventi nga të gjithë.

Nata finale mbahet të shtunën në të njëjtën orë. /RTK 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

18 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

18 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

18 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

19 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

19 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

19 hours ago

This website uses cookies.