Soreca i dorëzon kryetares së Kuvendit progres-raportin/ Nikolla : Së shpejti Plani i Veprimit, për të adresuar rekomandimet e KE

nikolla soreca

nikolla soreca

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka pritur sot në një takim Ambasadorin e BE, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Znj. Nikolla një kopje të Progres- Raportit të KE për vitit 2023.

Gjatë takimit kryeparlamentarja, u shpreh se ky është një shumë i mirë, për arritjet dhe sfidat.

Kryetarja Nikolla falënderoi Ambasadorin Soreca për Raportin dhe vlerësimet dhe nënvizoi se Kuvendi dhe institucionet e Shqipërisë do të analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet e Raportit.

Nikolla deklaroi se Kuvendi dhe institucionet e Shqipërisë do të analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet e Raportit. Ndërsa u shpreh se do të fillohet menjëherë nga puna për hartimin e Planit të Veprimit.

“Kuvendi dhe institucionet e Shqipërisë do të analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet e Raportit. Kuvendin, Komisionin për Çështjet Evropiane dhe Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian i pret një punë e madhe dhe detyra konkrete”, u shpreh Nikolla.

Do të fillojmë menjëherë nga puna për hartimin e Planit të Veprimit,garantoi Kryeparlamentarja,  me masa e detyra konkrete, me afate të përcaktuara, për të adresuar rekomandimet.

“Do të monitorojmë me kujdes zbatimin e rekomandimeve të Raportit, në seanca dëgjimore me institucionet dhe shoqërinë civile. Kuvendi do të vijojë të monitorojë Qeverinë dhe institucionet e pavarura në adresimin e rekomandimeve të Raportit”, përfundoi ajo.

Nga ana e tij , ambasadori  Soreca u shpreh se ky është një shumë i mirë, për arritjet dhe sfidat.

“Të gjithë duhet të jemi krenarë për punën e dymbëdhjetë muajve të fundit dhe që Shqipëria i përmbushi me sukses detyrat e procesit screening. Ka vërtetë probleme e vështirësi, por ato janë të kapërcyeshme. Të gjithë duhet të punojmë që ky momentum të mos humbasë dhe integrimi evropian të mbahet në krye të agjendës kombëtare. Integrimi është përmbi interesat politike e partiake dhe mbështetja popullore, më e madhe se në çdo vend të rajonit, është një frymëzim dhe një detyrim për të gjithë. Avancimi i reformave, sidomos reformës në drejtësi, po jep rezultate të dukshme dhe po kontribuon në rritjen e shpejtësisë së integrimit evropian”, tha ambasadori Soreca.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.