Sot, 23 vjet nga sulmet terroriste në SHBA që tronditën botën

Amerikanët dhe gjithë bota kujtojnë sot 11 shtatorin, sulmin terrorist më vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara.

2,977 persona humbën jetën nga sulmet me 4 avionët e rrëmbyer në 11 shtator të vitit 2001, ku numri më i lartë i viktimave u shënua në Nju Jork.

Sulmet u kryen nga organizata terroriste Al-Qaeda dhe rezultuan në shembullin e parë dhe deri më tani të vetëm të thirrjes së nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Rrjedhimisht, sulmet shkaktuan pushtimin e SHBA-ve të aleatëve të NATO-s në Afganistan dhe Irak dhe filluan luftën globale kundër terrorit.

Më 11 shtator 2011, 19 terroristë të al-Qaedës rrëmbyen katër aeroplanë: American Airlines Flight 11, United Airlines Flight 175, American Airlines Flight 77 dhe United Airlines Flight 93

Dy avionët e parë, të cilët u ngritën nga aeroporti Logan i Bostonit dhe ishin rrugës për në Los Anxhelos, u përplasën me Kullat Binjake.

Fluturimi 77, i cili u ngrit nga aeroporti Dulles në Uashington DC dhe po ashtu ishte rrugës për në Los Anxhelos, u rrëzua në Pentagon.

Pasagjerët në aeroplanin e katërt, Fluturimi 93 nga Aeroporti i Newark, e kuptuan se ishte një sulm terrorist. Pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve dhe përfundimisht arritën ta përplasnin atë në një fushë në Pensilvani përpara se të arrinte objektivin e tij, i cili mbetet i panjohur deri më sot.

Motivimi i grupit terrorist për sulmin ishte i rrënjosur në një mori faktorësh të ndryshëm, duke përfshirë mbështetjen e SHBA për Izraelin dhe Indinë, praninë e trupave amerikane në Arabinë Saudite, mbështetjen e Rusisë për Çeçeninë dhe më shumë.

Shumë nga këto motive u theksuan më tej në “Letra drejtuar Amerikës” të nëntorit 2002, shkruar nga lideri i atëhershëm i Al-Qaedës, Osama bin Laden, i cili shpalli një xhihad kundër SHBA-së në vitet 1990.

Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën duke nisur luftën në Afganistan ndërsa në 2011 trupat amerikane vranë udhëheqësin e Al Qaedas, Osama Bin Laden në Pakistan.

Sulmet terroriste mbeten një nga ngjarjet më traumatike jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por mbarë botën.

Ato nxitën “luftë kundër terrorizmit” nga Shtetet e Bashkuara, transformuan politikën e sigurisë kombëtare, ngjallën ndenjën e bashkimit tek amerikanët, por gjithashtu ndryshuan jetën e familjarëve të viktimave dhe ekipeve të shpëtimit të cilët u shërbyen bashkëkombësve të tyre 11 shtatorin e 22 viteve më parë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.