Sot betohen pesë ministrat e rinj, ceremonia në presidencë
Sot (12 shtator) në orën 10:30, ministrat e rinj të sapovotuar nga parlamenti do të betohen para presidentit Bajram Begaj.
Pesë të propozuarit nga kryeministri Edi Rama morën një ditë më parë konfirmimin e shumicës parlamentare, edhe pse me debate nga opozita.
Dekretet për ministrin e propozuar të Financave, Ervin Mete, dhe për ministren e propozuar të Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, pritet të votohen të enjten.
Ministrat e rinj për t’u betuar
- Albana Koçiu, ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
- Anila Denaj, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit
- Arbjan Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re):
- Igli Hasani, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
- Ogerta Manastirliu, ministër i Arsimit dhe Sporti
Në një intervistë për RTSH 24, numri dy i Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, tha se ndryshimet kanë si synim vizionin që socialistët kanë për 2030-ën.