Sot nata finale e “Junior Fest 2024”, zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë në “Junior Eurovision”
Gjithçka është gati! Nën sloganin “Ti Lulëzo” nga skena deri te detajet më të vogla tashmë janë në vendin e tyre për të nisur natën magjike të festivalit “Junior Fest 2024”.
Mbrëmjen e sotme (27 shtator) do të mbahet nata finale e “Junior fest 2024”, ekskluzivitet i RTSH-së. Festivali do të nis në orën 20.35 dhe do të zhvillohet në sallën e orkestrës Simfonike të RTSH-së, për të pritur në skenë 18 të rinjtë me interpretimet e tyre.
Fituesi i këtij festivali do të jetë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë në “Junior Eurovision” që do të zhvillohet në Madrid të Spanjës më 16 nëntor.
Përveç çmimit të madh, këtë vit do të ketë edhe çmime të tjera si çmimi i “Vokalit me i mirë”, çmimi “Teksti më i mirë” dhe çmimi inkurajues “Robert Radoja”, që do të përcaktohen nga një juri profesioniste.
Juria përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët do të zbulohen këtë mbrëmje, ndërsa nata rezervon surpriza të shumta dhe të ftuar specialë.
Nën moderimin e dy aktorëve Julian Hurdha dhe Anxhelo Shkreli, kjo natë magjike do të ketë edhe shumë lidhje drejtpërdrejtë me fëmijët në backstage duke përcjellë emocionet e tyre në pritje të shpalljes së fituesit.
“Junior Fest 2024” do të transmetohet në RTSH1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.