Sot në Kosovë ndihmës-sekretari i NATO-s, temë diskutimi çështja e hapjes së Urës së Ibrit
Ndihmës-sekretari i përgjithshëm për operacionet e NATO-s, Thomas Goffus zhvillon sot një vizitë në Kosovës.
Vizitën e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeveirisë, cili ka bërë të ditur se gjatë takimit të enjten do të diskutohet lidhur me hapjen e urës së Ibrit.
Gjitashtu ai njoftoi se gjatë javës së ardhshme Kosovën do të jenë për vizitë edhe dy ministra nga vendet anëtare të NATO-s
“Të enjten për vizitë vjen Thomas Goffus, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s… ndërkaq javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s. Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes.
E liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, theksoi Kurti.