Sot në Kuvend projektligji për zonat e Mbrojtura, organizatat mjedisore në protestë: Po shkatërrohet pasuria natyrore

Organizatat kryesore mjedisore shqiptare kanë lajmëruar protestë me anë të së cilës kërkojnë kundërshtimin e e ligjin për “Zonat e Mbrojtura” që pritet të kalojë për votim në seancë plenare të ditës së sotme.

Sipas organizatave “projektligji i propozuar i hap rrugën shkatërrimit të Parqeve Kombëtare dhe shënon fundin e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura”.

Ky projekt-ligj kërcënon dekada përpjekjesh dhe investimesh të ruajtjes për të mbrojtur pasurinë natyrore të Shqipërisë”, – thuhet në një deklaratë të Organizatës shqiptare të Mbrojtjes së Natyrës, PPNEA.

Gjithashtu, më parë organizata tjetër e Orintologëve të Shqipërisë dhe 56 organizatat kryesore mjedisore kanë dalë hapur kundër projektligjit.

Sipas organizatave “qeveria shqiptare ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të ndaluar votimin e këtij ligji, duke kërcënuar në mënyrë serioze integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Ndërkaq, në  mbledhjen online të deputetëve socialistë u shpërfillën kërkesat e shoqërisë civile ndërsa edhe vetë ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato kërkoi pak ditë më parë që “çdo ndryshim në ligjin aktual duhet t`i nënshtrohet një konsultimi të plotë, të bazuar në fakte, ku të përfshiheshin të gjithë aktorët”. Shqetësimi më i madh i organizatave mjedisore lidhet me projekt-ligjin e ri, ai që i jep Këshillit Kombëtar të Territorit autoritetin vendimtar për veprimtaritë që do të zhvillohen brenda “Zonave të Mbrojtura”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.