Sot, raundi i ri i dialogut – Takim në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

580a5d5cc2b14b4d99a877e8be6761d4

580a5d5cc2b14b4d99a877e8be6761d4

Mbahet këtë të enjte (16 nëntor) në Bruksel takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Takimi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian do të zhvillohet në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Sipas qeverisë së Kosovës, në takimin e sotëm, në qendër të bisedimeve do të jetë trajtimi i zbatimit të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Sakaq, Brukseli dhe SHBA-të kërkojnë nga Kosova dhe Serbia arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet e ngritura nga dy palët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.