8f0aed877a7344e6b3f5f952bc362a57
Samiti i tretë i Diasporës do të mbahet këtë të enjte (23 nëntor) në Pallatin e Kongreseve, ku të pranishëm do të jenë krerët më të lartë të vendit tonë, por dhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa nuk do mungojë personalitete të diasporës.
Do të jenë 6 panele në total në këtë Samit të tretë, ndërsa të ftuarit pritet të mbërrijnë rreth orës 09:30, teksa në orën 10:00 do të nisë seanca plenare, që do të hapet me fjalën e Ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Më pas do të mbaj fjalën e tij kryeministri Edi Rama dhe pas tij, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Po ashtu do të mbajnë fjalën edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, zv.kryeministri për Politikat Ekonomike të Malit të Zi, ndërsa seanca plenare do të mbyllet me fjalën e Kreut të Shtetit, Bajram Begaj.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar para fillimit të Samitit, teksa shkruan se do t’i kushtohet “thesarit të paçmueshëm të arbëreshëve”.
“Mirëmëngjes dhe me FotoAlbumin e takimit të madh mes shqiptarëve, kushtuar posaçërisht thesarit të paçmueshëm të arbëreshëve, në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës, i cili vijon edhe sot me të ftuarit e nderit nga krejt trojet shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ditën e djeshme u mbajt Dita e Arbëreshëve ku u diskutua mësimi i arbërishtes, përdorimi i gjuhës në familje e shkolla, si dhe tradita, kultura e historia.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.