Sot seanca maratonë për buxhetin! Rithemelimi paralajmëron bllokimin. PS gati skenarët për të miratuar buxhetin

4b73dde727d342d2abe0070dc34327c6

4b73dde727d342d2abe0070dc34327c6

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar sot se do të mblidhet seanca maratonë kur pritet miratimi i buxhetit për  vitin e ardhshëm 2024.

Ndërkohë, deputetët e Rithemelimit kanë paralajmëruar bllokimin e seancës maratonë.

Duke marr shkas nga mënyra e zhvillimit të seancave të mëparshme, mësohet se mazhoranca ka menduar disa skenarë sesi të vijojë seancën. Burimet thonë se socialistët mund ta kalojnë pa diskutime, por nuk përjashtohet as mundësia e një seance online.

Gjithashtu mësohet se në rast se opozita vendos të ngujohet në sallën e Parlamentit, ekziston mundësia që seanca të zhvendoset në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

PD nga ana e saj këmbëngul për ngritjen e komisioneve hetimore. Ndaj demokratët do të vazhdojnë bllokadën edhe në seancën e sotme plenare.

Në mbledhjen e Grupit të Rithemelimit, ish-Kryeministri, Sali Berisha, nuk zbuloi detaje mbi metodat që do të ndërmarrin për të mos lënë shumicën që të vazhdojë rrjedhën normale të parlamentit, por deklaroi se ,”përfaqësuesit e popullit opozitar ditën e hënën (20 nëntor) do të kenë betejën e tyre pa kthim, me guxim, vendosmëri do të mbrojnë fuqishëm dhe të pamposhtur pluralizmin politik.

Sipas Berishës , “ky është parlamenti i diktaturës! Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës. Ai ka urdhërua forcat speciale të gardës, policisë, RENEA-n që të shtypin ditën e hënë revoltën e deputetëve të opozitës që protestojnë për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar dhe përfaqësuesve të tij në parlament”.

Ndërkohë vazhdojnë të këmbëngulin se kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, ndryshe nga çfarë thotë shumica, janë të drejta.

Ditën e shtunë Gazment Bardhi publikoi një foto, ku sipas tij është dhënë urdhër që Garda të bllokojë sallën e seancave parlamentare, duke mos lejuar demokratët që të zbatojnë skenarin e përmbysjes së karrigeve.

“Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës!”, – deklaroi kreu I deputetëve demokratë.

Ndërkohë pretendimet e Gazment Bardhi i hodhi poshtë Kuvendi, i cili në një reagim tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk ka urdhëruar asnjë plan të veçante. Bardhi reagoi sërish duke thënë se lajmi i shpërndarë nga Kuvendi është i rremë duke i qëndruar sërish versionit të tij.

Kujtojmë që gjatë javëve që kemi lënë pas opozita nuk ka lejuar as zhvillimin e komisioneve parlamentare, çka ka detyruar mazhorancën që të vërë në zbatim planin B, atë të mbledhjeve ‘online’. Por në rastin e seancës maratonë për buxhetin nuk dihet se si do të veprojë qeveria në rast bllokimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.