Sot seanca në GJKKO për ish-kryeministrin, kush janë dy avokatët e shtetit që do të përfaqësojnë Berishën
Sot mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.
Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati do të jenë dy avokatet e shtetit për procesin Berisha.
Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme ka vendosur të heqë nga mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha, avokatin e caktuar më parë, Artan Simoni.
Ndërrimi i avokatit ka ardhur me kërkesë nga Prokuroria, pasi komenteve të Simonit ndaj ish-kryeministrit Berisha në rrjetet sociale.