Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15 maj shpalli “ditën ndërkombëtare të familjes”, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.
Në këtë ditë në gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë për qëllim të tregojnë zona të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.
Qëllimi i shënimit të ditës ndërkombëtare të familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.
Sipas organizatës ndërkombëtare World Vision, “një pjesë e madhe e dhunës që përjetojnë fëmijët në Shqipëri ndodh aty ku ata duhet të ndihen më të sigurt se kudo; në familje”. Nëpërmjet një fushate sensibilizuese, në kuadër të javës ndërkombëtare të familjes theksohet mesazhi kryesor se “Mbrojtja fillon në familje”.
Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…
Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…
Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…
Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…
Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë. Pedagogu i degës…
Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje vendosi t’i rrëfejë më…
This website uses cookies.