Bota

Sot takimi i Komunitetit Politik Europian në Budapest, merr pjesë edhe Rama

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Budapest për të marrë pjesë në Samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian dhe Këshillit Informal Evropian.

Në takimin që zhvillohet në Hungari pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë të pranishëm liderë nga i gjithë kontinenti.

Udhëheqësit do të diskutojnë sfidat e sigurisë së Evropës, duke përfshirë luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përshkallëzimin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, migrimin e parregullt dhe çështjet që lidhen me sigurinë ekonomike dhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT dhe tregtisë globale,” thuhet në njoftim.

BE-ja përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Sfidat e sigurisë, emigracioni dhe siguria ekonomike janë temat që do të mbizotërojnë në agjendën e Komunitetit Politik Evropian. Udhëheqësit pritet të diskutojnë edhe zgjedhjen e Trump.

Megjithatë, ajo që pritet të mbizotërojë në diskutimet e liderëve është rezultati i zgjedhjeve në SHBA, pasi është hera e parë që ata do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mendime, 24 orë pas fitores së Donald Trump.

“Deklarata e Budapestit”: Konkurrueshmëria, mbrojtja dhe energjia e BE-së

Të premten, në mbledhjen joformale të Këshillit Evropian – në prani të Christine Lagarde dhe Mario Draghi – temë e diskutimit në rendin e ditës sipas burimeve qeveritare është konkurrueshmëria evropiane me rastin e raportit të Draghit.

Është hera e parë që liderët europianë do të diskutojnë në detaje raportin e z. Draghi dhe do të kërkojnë të arrijnë një tekst të përbashkët mbi prioritetet e konkurrueshmërisë europiane (Deklarata e Budapestit).

Kujtojmë se Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e ka autorizuar 77-vjeçarin Draghi që të bëjë një analizë të aftësisë konkurruese të BE-së.

Në të Draghi tërheq vëmendjen se Bashkimi Europian është i dobët në teknologjitë e reja, që do të nxisin rritjen e ardhshme ekonomike. Vetëm katër nga 50 sipërmarrjet e mëdha të teknologjisë janë firma europiane.

Në sfondin e konkurrencës nga SHBA dhe Kina ish-kryeministri i Italisë, Draghi vëren, se europianët ndodhen përpara një “sfide ekzistenciale”. Pa produktivitet më të lartë Europa nuk mund “të jetë lider në fushën e teknologjive të reja, as një fanar në përgjegjësinë për klimën dhe një aktore e pavarur në skenën botërore”. Edhe modeli social europian nuk mund të financohet më. Shkruan italiani në analizën e tij strategjike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

18 minutes ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

20 minutes ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

21 minutes ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

23 minutes ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

25 minutes ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

26 minutes ago

This website uses cookies.