Lajme

Sovraniteti i Urdhrit Bektashian, senatori Terzi: Nevojitet thellim juridik

Sovraniteti i Urdhrit Bektashian ka qenë në fokus të vëmendjes mediatike jo vetëm asaj kombëtare, por edhe atyre ndërkombëtare.

Referuar artikullit të bërë publik nga New York Times mbi shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashian si një entitet plotësisht sovran nga Selia Botërore e Bektashinjve, senatori italian Gulio Terzi Di Sant’Agata në konferencën e përbashkët për media me demokraten Jorida Tabaku, u shpreh se kjo çështje meriton vëmendje juridike, më tepër se sa historike. Terzi iu referua ndër të tjera edhe shtetit të Vatikanit brenda Italisë, duke theksuar se ngjarjet me karakter kombëtar iu referohen “konfirmimit apo pohimit të kufijve territorialë”.

“Nuk isha në dijeni të këtij vendimi, kësaj negociate, të këtij projekti që të krijojmë një shtet brenda shtetit, brenda territorit shqiptar që i rezervohet një besimi fetar.

Vatikani e njohim historinë dhe janë çështje që mund të mendojmë për një thellim të mëtejshëm me karakter juridik më shumë se historik. I dimë ngjarjet për pavarësinë e Italinë, Çdo ngjarje me karakter kombëtar është i referuar edhe konfirmimit apo pohimit të kufijve territorialë. Unë e lexova lajmin edhe në faqet e Neu York Times. Është mundësi që i përket autoriteteve shqiptare ta vlerësojnë e vendosin. Nuk kam patur burime të tjera si të vihesha në dijeni të kësaj nisme”, u shpreh ai.

Ndërsa Tabaku theksoi se vendimet e rëndësishme merren gjithnjë vesh nga mediat ndërkombëtare.

“Ka një shqetësim të ligjshëm që ka ardhur nga gjithë qytetarët për faktin se vendime të rëndësishme për Shqipërinë i marrim nga mediat ndërkombëtare’, tha Tabaku.

Një ditë më parë, Selia Botërore e Bektashinjve doli në një njoftim zyrtar ku u shpreh se mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashian si një entitet plotësisht sovran.

Sipas Selisë Botërore e Bektashinjve ky është një hap historik që synon të njohë Urdhrin Bektashian si një shtet të pavarur, vetëqeverisë, i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore.

Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, theksoi Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”, Hamilton çmend tifozët

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”. Lewis Hamilton dhe Ferrari publikuan në rrjetet sociale…

4 hours ago

Liverpool bën 7 nga 7, përmbysje të çmendura nga Barça e Atletico

Një mbrëmje e çmendur në Champions League, me përmbysje të mëdha të arritura në frymën…

4 hours ago

Zbulohet treshja e moderatoreve që do prezantojnë Eurovision 2025

Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer do të bashkëprezantojnë Eurovision Song Contest 2025, që…

4 hours ago

Trump synon vendosjen e tarifës 10% ndaj Kinës duke filluar nga 1 shkurti

Donald Trump bëri ndryshime gjithëpërfshirëse menjëherë pas inaugurimit të tij të hënën (20 janar) duke…

4 hours ago

Turqi- U hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve, rritet bilanci i viktimave nga zjarri në hotel

Shtatëdhjetë e gjashtë persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur në hotelin…

5 hours ago

Celibashi: Vota e diasporës 100% e sigurt, fleta jepet në dorë ose kthehet në KQZ

Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj…

5 hours ago

This website uses cookies.