Spa rinovon kontratën me Formula 1

F1

F1

Formula 1 është me fat. Një nga cirkuitet më emblematike do të vazhdojë të jetë pjesë e kalendarit të këtij sporti. Pra cirkuiti Spa-Francorchamps do të mbetet i pranishëm në F1, të paktën, deri në vitin 2025. Çmimi i Madh i Belgjikës siguron kështu qëndrueshmërinë e tij edhe për dy vjet të tjera, duke zgjatur kontratën edhe për një vit, duke vazhduar të jetë kështu pista më e jetëgjatë në kalendarin e garave të Formula 1.

Që nga gara e saj e parë, në vitin 1950, aty janë zhvilluar gjithsej 56 Çmime të Mëdha përgjatë 7 km, me një përzierje të pjesëve  të gjata drejta dhe kthesave të shpejta, me të cilat drejtuesit dhe spektatorët kanë rënë gjithmonë në dashuri. Një qark historik me të cilin askush nuk dëshiron të ndahet.

Ndryshimet infrastrukturore dhe larmia e argëtimit për fansat gjatë fundjavës së garës, shtoi numrin e spektatorëve me 20 mijë, duke regjistruar një pjesëmarrje prej 380,000 fansash gjatë gjithë fundjavës, në 2022.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.