SPAK: 236 persona nën “arrest me burg” në 2024 ose 30% e gjithë masave të sigurimit

236 persona nga 629 gjithsej të akuzuar për korrupsion dhe krime të organizuara nga SPAK në vitin 2024 janë përballur me masën e sigurimit “arrest me burg”.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të hënën se kjo shifër përbën vetëm një pjesë të vogël të totalit të procedimeve penale të trajtuara nga institucioni.
“Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave. Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara,” njoftoi SPAK-u.
Nga 236 masa sigurimi “arrest me burg”, 194 prej tyre u dhanë mbi dyshimin e krimit të organizuar, 32 për korrupsion dhe 10 për vepra të tjera penale.
Më herët, Prokuroria e Posaçme ka bërë të ditur se nga personat e hetuar gjatë vitit 2024, 236 individë (37,5%) morën masën “arrest me burg”, 246 persona (39,1%) u hetuan në gjendje të lirë dhe 147 persona (23,4%) u hetuan me masa të tjera sigurimi.