Lajme

SPAK: 236 persona nën “arrest me burg” në 2024 ose 30% e gjithë masave të sigurimit

236 persona nga 629 gjithsej të akuzuar për korrupsion dhe krime të organizuara nga SPAK në vitin 2024 janë përballur me masën e sigurimit “arrest me burg”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të hënën se kjo shifër përbën vetëm një pjesë të vogël të totalit të procedimeve penale të trajtuara nga institucioni.

Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave. Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara,” njoftoi SPAK-u.

Nga 236 masa sigurimi “arrest me burg”, 194 prej tyre u dhanë mbi dyshimin e krimit të organizuar, 32 për korrupsion dhe 10 për vepra të tjera penale.

Më herët, Prokuroria e Posaçme ka bërë të ditur se nga personat e hetuar gjatë vitit 2024, 236 individë (37,5%) morën masën “arrest me burg”, 246 persona (39,1%) u hetuan në gjendje të lirë dhe 147 persona (23,4%) u hetuan me masa të tjera sigurimi.

Blerti Delija

Recent Posts

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

55 minutes ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

57 minutes ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

1 hour ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

2 hours ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

2 hours ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

2 hours ago

This website uses cookies.