SPAK: 4 vite burg për Fran Frrokaj, SPAK ankimon dënimin me 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës
SPAK ankimon në Apelin e Posaçëm dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite heqje lirie. Frrokaj është dënuar ngja gjykata e Posaçme me 2 vite burg, por do të vuajë 1 vit e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish- zyrtarë të tjerë e gjithashtu gjykata vendosi konfiskimin e mbi 66 mijë m2 tokë te “Rana e Hedhun”. Po ashtu SPAK ankimon edhe vendimin e pafajësisë për Bledar Carën e Juxhina Memën.
Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhun, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara. Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj në gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve.
Kujtojmë se vetëm disa javë më parë Fran Frrokaj u lirua nga qelia pasi përfitoi nga amnistia.