“SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet”,  Basha: S’është roli im të komentoj akte që janë nën hetim!

Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për vulën e Partisë Demokratike si dhe i është përgjigjur interesit të medias për hapjen e hetimeve nga SPAK për ngjarjet e 21 janarit.

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat  deklaroi se kanë kaluar 30 ditë nga afati për zbardhjen e vendimit të marrë më 11 qershor, ndërsa shtoi se po zvarritet kjo çështje e po vonohet çelja e rrugës për rekursin e vendimit në Gjykatën e Lartë.

Basha shtoi se në rast se nuk do të zbardhet deri në fund të javës, do të merren masat e nevojshme duke iu drejtuar instancave më të larta.

30 ditë kanë kaluar nga afati për zbardhjen e vendimit, po zvarritet zbardhja, nëse deri në fund të javës nuk do të zbardhet që të hapet rruga për rekursin, do t’i drejtohemi KLGJ, ILGJ dh SPAK”, u shpreh ai.

Duke u shprehur se ka pasur një marrëveshje ndërmjet mazhorancës dhe Partisë Demokratike, Basha theksoi se, “kreu i SPAK z. Dumani gjatë raportimit në parlament nxori zbuluar marrëveshjen e qeverisë dhe teatri opozitar”

Marrëveshje, që sipas Bashës, ka për synim zhbërjen e të vetmes shpresë të shqiptarëve për ndryshim dhe për pandëshkueshmërisë që është struktura e posaçme anti-korrupsion dhe elementët  përbërës si Byroja Kombëtare Hetimit dhe  Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Basha i është përgjigjur dhe interesit të gazetarëve për hapjen e hetimit  nga SPAK për “21 Janarin” për tri vepra penale.

Ai u shpreh se SPAK duhet të hetojë gjithçka dhe në mënyrë të paanshme, duke theksuar se mbetet në dispozicion të drejtësisë.

Lëreni SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet”.

Ndërsa pyetjes nëse i dha urdhër gardës të hapë zjarr ndaj protestuesve, ai u përgjigj shkurtimisht “Jo”.

Në cilësinë e ish ministër i Brendshëm në 2011, Basha deklaroi se,” të hetojë gjithçka, në mënyrë të paanshme. Ky ka qenë mesazhi im në 13 vite. Ky mbetet mesazhi im. Kam qenë dhe mbetem në dispozicion të çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë dhe drejtësinë për 21 janarin.

Ndërsa për sa i përket pyetjes së gazetarëve për rolin që ka pasur në 21 Janar ish-Kryeministri Berisha, ai shtoi se, “s’është roli im të komentoj akte që janë nën hetim penal, roli im si qytetar dhe si politikan është të vendos në dispozicion të drejtësisë për gjithçka që drejtësia komenton është standardi perëndimor, kush nuk është mësuar me këtë standard perëndimor nuk I vë faj se 34 vite këtu ka dominuar standardi lindor, le të mësohet”.

Komenti im i vetëm është ai që kam bërë gjithmonë. Nën drejtimin tim nuk i mbyllet goja askujt, vendimet te demokratët euroatlantikë merren nga forumet. Ku ka mendime të ndryshme ato respektohen, e drejta për t’i bërë publike është individuale. Vendimet janë marrë në mënyrë kolegjial’, shtoi Basha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.