SPAK i refuzoi lejen për të marrë pjesë në Kuvend, avokatët e Berishës ankimojnë vendimin në GJKKO
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë ankimuar në GJKKO vendimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për moslejimin e deputetit për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Kërkesa e personit nën hetim, Berisha, u depozitua më 15 janar, ndërsa vendimi për mospranimin e kësaj kërkese u mor ditën e djeshme (18 janar) pas shqyrtimit të përmbajtjes së saj.
Berisha ndodhet në arrest shtëpiak nga data 31 dhjetor. Masa u kërkua pas dyshimeve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion se ish-kryeministri mund të ketë kryer veprën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.