SPAK i thërret djalin për tragjedinë e Gërdecit,  Berisha: Manovër e turpshme, Shkëlzeni s’ka asnjë lidhje

Berisha Man

Berisha Man

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar mbi thirrjen nga SPAK të djalit të Shkëlzen Berisha mbi dosjen e Gërdecit. Sipas Berishës, kjo është një manovër e turpshme që bëhet nga SPAK ndaj djalit të tij. Ai vuri në dukje se thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK është një akt i mirëfilltë politik.

Është thjesht një manovër e turpshme e skapistëve të partisë sepse Shkëlzen Berisha është thirrur për këtë çështje kohë më parë në SKAP, ka dhënë çdo përgjigje, ka lënë aty adresën fizike dhe elektronike.

Ka lënë adresën fizike dhe elektronike.

Por ata kanë preferuar të bëjnë më shumë politikë sesa ta njoftojnë pasi thirrja e tij aty është një akt i mirëfilltë politik”, tha Berisha.

Berisha shpjegoi se Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Ndërsa tha se djali i tij i ka dhënë dikur shpjegimet e nevojshme.

Në mënyrë absolute nuk ka asnjë lloj lidhje me asnjë akt, proces, moment të asaj drame që ka ndodhur. Zero!

Dhe ai ka dhënë shpjegime. Ata e dinë që nuk kanë asnjë lidhje, madje familjarët e kanë kuptuar se këta po bëjnë politikë me hetimet e tyre. E vërteta është se familjarët për politikë nuk janë të interesuar. Ata kanë problemin e tyre.

Ka një njoftim që ka bërë Shkëlzen Berisha, në të cilin ai ka sqaruar se nuk është njoftuar se ai të dy adresat, atë fizike dhe atë elektronike nuk i ka ndryshuar dhe i ka lënë në SKAP.

Po ta marrësh për serioz një organ që funksionon në parimet e vjetra të policisë sekrete, funksionon si grupe kriminale të strukturuara, nuk duhet marrë seriozisht”, është shprehur Berisha.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.