SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun Gjici, kërkon 4 vite e 6 muaj burgim

Gjici

Gjici

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, duke kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për të, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 3 vite.

Po ashtu, SPAK ka dhënë pretencën edhe për Alma Kaçin, duke kërkuar 1 vit e 6 muaj dënim me burg.

Ish-kryebashkiaku socialist u vërtetua nga prokurorët, se ka premtuar të veprojë institucionalisht në këmbim të favoreve seksuale nga e pandehura tjetër, Alma Kaçi.

Videoja e skandalit seksual u publikua pesë muaj më parë dhe u bë shkak për dorëheqjen e Gjicit. A u filmua fshehtas në zyrën e tij dhe dhjetë ditë më pas u arrestua nga SPAK-u për shpërdorim detyre.

Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës,” ka njoftuar më herët SPAK.

Safet Gjici, akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.