Categories: LajmePolitikë

SPAK kërkoi “Arrest shtëpie”/ Shtyhet për më 27 dhjetor vendimi për Sali Berishën

Shtyhet vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjykata e Posaçme në mbledhjen e sotme (26 dhjetor), e cila zgjati më shumë se një orë, ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme ora 11:00 seancën e radhës, pas kërkesës së bërë nga avokatët e Berishës për t’u njohur me argumentet e prokurorëve të SPAK. 

Avokatët e Berishës kërkuan gjithashtu përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke e akuzuar këtë të fundit për njëanshmëri.

Mësohet se hetuesit kanë kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje policore te dera e shtëpisë për ish-kryeministrin.

Berisha nuk ka pranuar të paraqitet në seancat paraprake dhe ka dërguar dy avokatët e tij.

Pasi Kuvendi miratoi autorizimin e kërkuar nga SPAK për heqjen e imunitetit të tij, Struktura e Posaçme iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin.

Në seancën plenare të 21 dhjetorit, Kuvendi votoi dhënien e autorizimit për SPAK për masën ndaj ish-kryeministrit Berisha, mes tensioneve të shumta dhe protestës së mbështetësve të Berishës në kundërshtim të këtij vendimi.

Mbikëqyrje policore për Berishën, Gjokutaj: Kërkesa e prokurorëve, e paligjshme

Në një dalje për mediat, një prej avokatëve të Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi se kërkesa e prokurorëve të SPAK për mbikëqyrje policore në rast caktimi të masës “arrest me burg’ për ish-kryeministrit, është e paligjshme dhe e qëllimtë.

Në fillim të seancës ne i kërkuam gjyqtares të jepte dorëheqjen me shkakun e bërë tashmë të ditur për njëanshmëri. Ajo nuk u shpreh as pro as kundër. Ndërkohë përpara seancës kishim dorëzuar në sekretarinë e gjykatës kërkesën me të gjitha provat që provojnë faktin që z. Berisha ka qenë kryetar i KLD-së dhe në ’96 në shkurt, gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar. Nga ana e prokurorëve vijoi seanca pavarësisht kërkesës sonë, deri në momentin që prokurorët shteruan kërkesën prokurorët. Ne bëmë disa pyetje për të cilat ata bën sikur dhanë përgjigje.

Kërkesa e prokurorëve ishte e shoqëruar me prova për të cilat kërkuam të njiheshim dhe gjykata vendosi shtyrjen e seancës për nesër.

Ajo që unë dua të denoncoj për paligjshmërinë e kërkesës së prokurorëve është që ndryshimi i masës së sigurimit është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj çka tregon qëllimin e SPAK dhe të kësaj gjykate jo për të bërë një proces të ligjshëm por për t’u hakmarrë.

Është e paparashikuar në ligj kërkesa e prokurorëve të SPAK“, tha Gjokutaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.