SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-Kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

6555fa13feb04b509d0a57d1a7afaec9

6555fa13feb04b509d0a57d1a7afaec9

Tre vite e gjashtë muaj burg ka kërkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Ky i fundit do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Alla do të vuajë 2 vite e 4 muaj burg dhe për 5 vite nuk do t’i lejohet që të ushtrojë asnjë funksion publik.

Alla u arrestua më 15 mars të këtij viti bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Lefter Alla dhe zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës akuzohen për “shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera” dhe falsifikim të dokumenteve, në lidhje me projektin e një ujësjellësi në Bulqizë me vlerë 3.2 milionë dollarë.

SPAK ka argumentuar se ish-kryetari i Bashkisë ka kryer disa shkelje penale gjatë procedurës së prokurimin publik për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në një lagje të Bulqizës me vlerë 3.2 milionë dollarë.

Sipas SPAK, ai dhe zyrtarët e tjerë ia kanë dhënë tenderin operatorëve “Eglandshpk” dhe “BE-IS shpk”, duke kryer shkelje ligjore, ndërsa punimet janë kryer nga firma “OE 2AF Albaniashpk”, e cila zotërohet nga një i afërm i kryetarit të bashkisë.

Kërkesa e SPAK: 

Për Enkeleda Lleshin, SPAK ka kërkuar 2 vite burgim me gjykim të shkurtuar dhe për 5 vite mos ushtrojë funksione publike.

Për Rubinë Kolën ka kërkuar 1.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe mos të ushtrojë funksione publike.

Për Arsen Gjokën, SPAK ka kërkuar 1.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

-Për Kujtim Zogun është kërkuar 1.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

-Për Erjon Isakun është kërkuar 2.8 vite burgim me gjykim të shkurtuar dhe 5 vite mos ushtrojë funksione publike.

-Për Leonard Dacin është kërkuar 1.4 vite burgim me gjykim të shkurtuar dhe të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

-Për Rasim Dacin u kërkua 2.8 vite burgim me gjykim të shkurtuar dhe të mos ushtrojë për 3 vite detyrën e administratorit të personit juridik.

-Për Aqif Konesha, SPAK ka kërkuar 1.6 vite burgim me gjykim të shkrutuar dhe për 3 vite të mos ushtrojë detyrën e administratorit e personit juridik.

-Për Dali Gazidedja u kërkua 1.2 vite burgim me gjykim të shkurtuar.

-Ndërsa për Ana Nishkun dhe Kastriot Ibrahimaj çështja është veçuar dhe po veprohet me gjykim të zakonshëm dhe jo të shkurtuar.

Akuzat e ngritura nga SPAK

Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Rasim Daci, akuzuar per veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te perpiloje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personit qe ushtron funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.