SPAK kërkon “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha, seanca më 26 dhjetor

kryeministrin Berisha
SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie” do të zhvillohet më 26 dhjetor ora 10:00.
Një ditë më parë (21 dhjetor) Kuvendi i hapi rrugë SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit, duke votuar me 75 vota pro heqjen e imunitetit të Berishës.