SPAK kërkon arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, Kuvendi e shqyrton më 18 dhjetor

Berisha spak 1
Kuvendi ka bërë të ditur se Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 18 dhjetor për të shqyrtuar kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin nga Kuvendi për t’i hapur rrugën zbatimit të masës arrest në shtëpi për ish-kryeministrin Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe se ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” përgjatë periudhës 2005-2013 kur ishte kreu i qeverisë shqiptare.
“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.