SPAK përfundon hetimet: Ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave mori ryshfet në këmbim të kompensimeve

0495c748f495413db56e076dfa0a5427

0495c748f495413db56e076dfa0a5427

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet për ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani dhe e ka çuar për gjykim nën akuzën e korrupsionit.

Nga hetimet ka rezultuar se Kapetani, Specialist  i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ka marrë ryshfete nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashëgimtarë të ish pronarëve, në këmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Sipas SPAK, Kapetani ka kryer 22 raste korrupsioni.

Ndërkohë, të pandehurit D.L., A.G., D.D., V.Z., I.L., XH.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., Y.N. dhe M.SH, të cilët janë personat që kanë dhënë ryshfetin, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.