SPAK raporton punën e 2023-it, Dumani: U proceduan 8 zyrtarë të lartë, institucionet s’raportojnë korrupsionin

Gjatë viti 2023, SPAK ka konfiskuar dhe sekuestruar në total 41 milionë euro pasuri e krimit të organizuar, ndërsa janë ndjekur 8 kallëzime ndaj zyrtarëve të lartë, me 18 persona nën hetim gjithsej, mes të cilëve ish-ministra, kryetarë bashkie deri edhe ish-prokurorë.

Kjo u bë e ditur gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit, Altin Dumani, për punën që ky institucion ka bërë gatë vitit 2023.

Dumani tha se nga 41 milionë euro pasuri që i përkisnin grupeve kriminale, 54% zënë pasuritë e konfiskuara dhe 46% pasuritë e konfiskuara. Gjithashtu gjatë viteve 2021-2023 në SPAK, tha Dumani, janë regjistruar 201 procedime penale për korrupsion dhe 85 për krimin e organizuar.

Vetëm për 2023, kreu i SPAK tha se janë regjistruar 67 procedime penale.

“Janë sekuestruar dhe konfiskuar për 2023, 41 milionë euro nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara dhe 46% te sekuestruar. Gjatë periudhës 2021-2023 kemi regjistruar një numër të lartë të procedimeve penale 201 për korrupsion,  85 për krimin e organizuar, 13 për terrorizëm. Për 2023 kemi një rritje të procedimeve të reja më 16% krahasuar më më parë. Janë regjistruar 67 procedime gjatë 2023, ku 28 janë për korrupsion dhe 39 për krimi të organizuar. Gjatë 2023 janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta hetimore, ku në total janë 25 të ngritura në periudha të mëparshme.  Në 2023 janë 8 procedime ndaj zyrtarëve të lartë, me 18 persona në hetim nga ish ministër te kryetar bashkie, ish prokurorë, kandidatë për kryetar bashkie etj”, tha Dumani.

Gjithashtu me dënimin e krimineleve dhe zyrtarëve të lartë, Dumani tha se 50% e masave të dhëna nga SPAK gjatë 2023 kanë qenë masa “arrest me burg” dhe pjesa tjetër ka qenë masë “arrest shtëpie” apo detyrim paraqitje.

“SPAK synon shkatërrimin e grupeve kriminale. SPAK ka qenë proporcionale në kërkesën e saj në masat e sigurisë 50% të hetuarve janë në arrest me burg, 20% në gjendje të lirë dhe pjesa tjetër janë në arrest shtëpie pezullim ushtrim detyre, detyrim paraqitje apo ndalim jashtë shtetit. Vetëm në 6 raste ka bërë ndryshim nga arrest me burg në arrest shtëpie gjatë 2023”, tha Dumani.

Gjatë raportimit të punës për 2023 të SPAK, Dumani shprehu edhe problematikat që haset ky institucion, ku tha se ka rënë numri i referimeve për rastet e korrupsionit nga institucionet publike.

“Disa nga problematikat e SPAK janë: mungesa e qartë ligjore në lidhje me mbarimin e mandatit të një prokurori të SPAK. Do të cenohet vazhdimësia e hetimeve të nisura nga SPAK. Problematikë është edhe mungesa e referimeve të institucioneve publike ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përjashtuar vetëm Policinë e Shtetit, e cila e ka kryer rolin e vet. Janë institucione të nivelit qendror dhe lokal, ky është një shqetësim, pasi SPAK i vetëm nuk adreson dhe përballon luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale nga persona që mbajnë një pozicion shtetëror. Ne dhe BKH jemi të hapur dhe shumë bashkëpunues me çdo institucion”, tha Dumani.

Për funksionimin sa më të mirë të SPAK, për Dumanin, ka rëndësi të veçantë edhe bashkëpunimet në organizata EUROPOL dhe EUROJUST dhe lidhja e kontakteve me vendet e tjera për hetimet e grupeve kriminale.

“SPAK ka adresuar të gjithë rekomandimet e Kuvendit dhe prioritare në luftën kundër kriminalitetit. Gjatë 2023, SPAK ka pasur një rritje cilësore dhe vlerësohet pozitivisht ne rezultatet e arritura. Kemi bashkëpunim me EUROPOL dhe EUROJUST dhe kemi pasur progres në sekuestrimin e pasurive të krimit. Kemi bërë një punë të mirë të nxjerrjes së vendit nga lista gri e pastrimit të parave.  SPAK ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta edhe me shtete të Amerikës Latine. Është forcuar laboratori i ekspertizës digjitale dhe janë bërë trajnime me qëllim rritjen e profesionalizmit të SPAK”, u shpreh Dumani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.