SPAK rinisi hetimet për “21 Janarin”, paraqiten bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës

Pak ditë më parë u njoftua se vrasja e Aleks Nikës në bulevard gjatë protestës së 21 janarit 2011 do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Në dyert e SPAK-ut do të paraqiten të hënën, xhaxhai Mark Nika dhe Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë gjatë protestës. Znj. Nika ka bërë edhe kallëzimin në SPAK.

Alfred Shehu është prokurori i posaçëm, i cili do të hetojë çështjen e 21 Janarit.

Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të regjistronte procedimin, pas vendimit së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Hetimet për 21 Janarin nisën pas kërkesës së familjarëve të të ndjerit, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Vendimi i SPAK u bë publik këtë të martë (16 korrik), ndërsa hetimi do kryhet për veprat penale “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.